
Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, do të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë do zhvillohet nesër në orën 09:00.
Gjykata do të vendosë nëse Frrokaj do të gjykohet në paraburgim apo i lire, ndërsa do të jepet masa e sigurisë edhe për 12 zyrtarët e tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun, në bregdetin e Shëngjinit.
Gjykata ka dhënë vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë, masë që u ekzekutua të premten.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari dhe zyrtarë të tjerë vendorë u arrestuan nga efektivë të krimit ekonomik të Lezhës paraditen e së premtes.



