Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Xhoana Hilën, vajza që së bashku me të dashurin vrau gjyshen pothuajse dy vjet më parë. Gjykata ka dënuar me 23 vjet burg Xhoana Hilën, ndërsa Eraldo Qatipi është dënuar me 20 vjet burg.
Ngjarja
Në maj të vitit 2015, 32-vjeçarja Xhoana Hila dhe 27-vjeçari Erando Qatipi, banues në Tiranë, vranë
82-vjeçaren Angje Hila, të cilës i vodhën bizhuteritë në banesën e saj në Shkodër. E moshuara është gjyshja e Xhoana Hilës.
Pas arrestimit, Hila e rrëfeu krimin dhe u shpreh e penduar. Në atë kohë, ajo tha se vrasjen e ka bërë i dashuri i saj, në gjendje të dehur.



