Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Çeki ka zbardhur marrëveshjet e nënshkruara në sektorin e Turizimit, Arsimit dhe mbrojtjen e Mjedisit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun çek, Rama tha se marrëdheniet me Serbinë janë më të mirat në 100 vitet e fundit, ndërsa nuk nguroi tju thoshte serbëve që ndeshjet e Shqipërisë në Francë ti ndiqnin nga ekrani.



