Greqi- Shkollat fillore në disa qarqe të vendit po pezullojnë procesin mësimor ose po ndryshojnë orarin për shkak të kushteve të motit dhe temperaturave të larta të shkaktuara nga vala e të nxehtit.

Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në Greqi, masat ajrore shumë të ngrohta nga Afrika do të shkaktojnë temperatura shumë të larta deri ditën e premte.
Temperaturat do të arrijnë kulmin ditën e mërkurë dhe të enjte, si në vlera maksimale ashtu edhe në ato minimale.
Në këtë kuadër, bashkitë e mëdha të vendit kanë paralajmëruar mbylljen ose reduktimin e orëve mësimore, për të shmangur rreziqet e ekspozimit të fëmijëve dhe mësuesve ndaj kushteve të nxehtësisë.



