
Kryedemokrati Lulzim Basha e cilëson 30 qershorin si protesta më e madhe e shqiptarëve.
Gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Urën Vajgurore dhe Kuçovë, Basha tha se më 30 qershor, shumica e shqiptarëve vendosi të flasë me refuzimin e zgjedhjeve.
“Ajo që ka ndodhur në 30 qershor nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në këtë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS-së ky proces”, deklaroi Basha.
“E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik”, u shpreh kreu i PD-së.



