Organizata për Kinemanë në Iran ka kritikuar Festivalin e Filmit në Kanë për çmimin që i është dhënë filmit "Holy Spider" të regjisorit iraniano-danez Ali Abbasi.
Institucioni kulturor iranian e kundërshtoi filmin me një deklaratë, siç raportohet nga agjencia Irna. Në deklaratë thuhet se "Holy Spider" ka një përmbajtje "të neveritshme" dhe përshkruan shoqërinë iraniane në një mënyrë "të njëanshme", "të shtrembëruar" dhe "të motivuar politikisht".
Filmi “fyen vlerat dhe besimet e miliona myslimanëve”, thuhet në deklaratën e publikuar pasi juria e Kanës vendosi të nderojë me çmim aktoren Zar Amir Ebrahimi, i cila luan rolin e gazetares në film.



