Moldavi-Shqipëri/ Canaj: Kombëtarja jonë më lart në aspektin psikologjik e përgatitje. Besimplotë për rezultat pozitiv (VIDEO)

Moldavi-Shqipëri/ Canaj: Kombëtarja jonë më lart në aspektin psikologjik e përgatitje. Besimplotë për rezultat pozitiv (VIDEO)

Eksperti i futbollit Agim Canaj foli në MCN Live mbi përballjen Moldavi-Shqipëri, ku kuqezinjtë e Silvinjos kanë sot mundësinë të presin që sot biletën e kualifikimit për në Euro 2024. Canaj tha se duke u nisur nga performanca e kombëtares në ndeshjet e fundit është i bindur për të paktën një barazim. Canaj vlerëson te kuqezinjtë aspektin psikologjik, që luajnë për dy rezultate, frymën e grupit dhe përgatitjen e madhe. 

Gjithë opinion sportive duke parë performancën e skuadrës sonë në këto Eliminatore, entuziazmi na ka kapur të gjithëve, por pas barazimit të Moldavisë në Poloni, edhe ata i ka kapur një entuziazëm dhe një aspekt shumë i fortë. Ata kanë një shprehje ‘ndeshja e jetës’. Janë përgatitur shumë për këtë ndeshje, dhe po të shohim në intervistat e tyre, është një mobilizim total. Kjo është një nga ndeshjet që Silvinjo e quajti finale, tha që s’do hyjmë për një pikë. Trajneri është me këmbë në tokë, prandaj ai është në tension sepse humbja e tre pikëve komplikon gjërat. Nga ajo që ka treguar kombëtarja jonë jam besimplotë që të paktën mund të marrim barazimin. Me cilësinë që kemi dhe performancat që kemi treguar dhe fakti që s’kemi dëmtime të shumta në fjalë, është një moment kur ne shpresojmë. 

Skema do të jetë e njëjtë. Skema e Silvinjos është 4-2-3-1. Ata pretendojnë vetëm fitoren. Ne përveç humbjes, na intereson edhe barazimi. Kur ke një aspekt psikologjik më të madh se kundërshtari, ndonjëherë të rehaton, por kombëtarja ka treguar se është profesioniste. Sot flasim për një kombëtare me 7 lojtarë të Seria A, që luajnë rregullisht dhe mbajnë një peshë shumë të madhe. Aspekti psikologjik dhe përgatitja e tyre është shumë më e madhe. Ajo që është vënë në pah në këtë skuadër është fryma e grupit. Individualitetet janë bashkuar në një. Kjo kombëtare është shumë e shtrenjtë edhe në fushën e biznesit. Kërkohen nga shumë skuadra. Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë te ky trajner, asnjëherë nuk fliste për dalje në Kampionat Europian, por thoshte ne kemi edhe dy ndeshje, kjo është një finale e radhës.

Silvinjo është një trajner me këmbë në tokë, shumë i thjeshtë, shumë i çiltër dhe thotë atë që mendon. Ka krijuar një respekt shumë të madh. Rezultatet janë domethënëse, janë të mahnitshme. Nuk ka pasur ndonjë të kaluar në trajnim, ka qenë gjithmonë ndihmës.  Moldavia tregoi karakter shumë të fortë me Poloninë, e përgatitur mirë fizikisht, e aftë në luftën në ajër. Por skuadra jonë nuk lë shumë hapësira, është kompakte dhe kemi kundërsulm vrasës, shënojmë me 4-5 takime. Kemi edhe një të kaluar të mirë atje, asnjëherë s’kemi humbur. Ajo që ka rëndësi është që skuadra është me këmbë në tokë, e motivuar, në gjendje të mirë. Shpresoj të kemi edhe fatin me vete. Jam i bindur që sido që të ndodhë në dy ndeshje ne 1 pikë do ta marrim. Ne sot kemi 750 veta në Moldavi, por shqiptarët mund të kenë prerë edhe bileta të tjera të lira në stadium, dhe duhet të jenë të paktën 2000 veta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy