Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, dhe ai i BE-së, Luigi Soreca, u takuan për mëse një orë më kryeministrin Rama.
Dy diplomatët mbërritën në zyrën e kryeministrit rreth orës 10:00 paradite.
Takimi vjen në një kohë kur debati për hapjen e listave është në kulmin e tij.
Pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit nga Parlamenti, hapja e listave është tema për të cilën maxhoranca dhe opozita jashtëparlamentare nuk po gjejnë dakordësi.
Mësohet se gjatë takimit, dy ambasadorët e kanë mirëpritur vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik, lidhur me ndryshimet shtesë.
Ambasadorja amerikane ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Ata kanë kërkuar që të vijojë të respektohet fryma dhe rezultatet e ‘5 qershorit’.



