Mitsotakis pritet të riformatojë kabinetin

Mitsotakis pritet të riformatojë kabinetin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të riformatojë qeverinë, pas pakënaqësive të krijuara te qytetarët për shkak të zjarreve që shkatërruan qindra mijëra hektarë dhe prona në fillim të këtij muaji.

Edhe pse asgjë nuk është bërë ende publike, raportimet në shtypin grek sugjerojnë që ministri për mbrojtjen e qytetarëve Michalis Chrysochoidis - përgjegjës për trajtimin e zjarreve - do të zëvendësohet.

Një sondazh i kryer pas zjarreve tregoi se për herë të parë, qeverisë së Mitsotakis i është dhënë një goditje e rëndë dhe me riorganizimin, udhëheqësi konservator është i gatshëm të përmbysë trendin negativ.

Sidoqoftë, analistët vlerësojnë se gjërat do të bëhen më të ndërlikuara për Mitsotakis pasi situata epidemiologjike e vendit nuk duket e mirë.

Shkalla e vaksinimit ka ngecur prej muajsh, ndërsa anti-vaksinuesit kanë reaguar fuqishëm ndaj masave të reja që ndalojnë hyrjen e qytetarëve të pavaksinuar në vende të mbyllura. / Euractive /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy