Serbia do të presë ditën e sotme kontigjentin e parë të vaksinave Pfizer.
Sipas mendiave vendase pjesa e parë e këtij kontigjenti do të dorëzohet me aeroplan në Aeroportin e Beogradit në orët e para të mesditës.
Konkretisht bëhet fjalë për 4.800 vaksina, dozat e parë të së cilave do të shpërndahen fillimisht për shtëpitë e të moshuarëve.
Një ekip koordinues do të mblidhet sot për të miratuar planin operacional për përbatitjen dhe zbatimin e imunizimit të popullatës në Serbi.
Drejtori i Agjencisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore, Pavle Zeliq, tha dje se vaksina Pfizer është 95 për qind efektive, siç thuhet në dokumentacionin e saj



