
Qyteti i Albinenit në kantonin zviceran të Valais-it kërcënohet nga shpopullimi, pasi banorët po zhvendosen drejt qyteteve të mëdha.
Albinen ndodhet në një luginë në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit.
Sipas kreut të bashkisë, Beat Jost, qyteti i vogël është i qetë, ka ajër të pastër dhe pamje spektakolare.
Por ai është boshatisur për shkak të mungesës së vendeve të punës. Shkolla atje është mbyllur pasi ra numri i nxënësve.
Në Albinen jetojnë aktualisht vetëm 240 banorë, shtatë prej të cilëve fëmijë që shkojnë me autobus në shkollat e qyteteve fqinje.
Jost po përpiqet të përmbysë trendin duke shpallur oferta për persona nën 45 vjeç që duan të jetojnë atje.
Por një grup qytetarësh hodhën idenë se mbështetja me para do të tërhiqte më shumë njerëz. Pas nënshkrimit të një peticioni, propozimi ka mbërritur në këshillin bashkiak dhe do të votohet më 30 nëntor.
Nëse bashkia e pranon këtë propozim, çdo i rritur mbi 45 vjeç do të paguhet 25 mijë franga, ndërsa çdo fëmijë 10 mijë franga.
Kjo do të thotë që një çift me dy fëmijë mund të përfitojë 70 mijë franga nëse vendosin të jetojnë atje.



