Fana: Duhet një Kod i ri Penal, ky draft është kthim prapa
Pas 28 vitesh Shqipëria do të ketë një kod të ri penal. Lidhur me këtë në një intervistë për FactCheck, avokati Neshat Fana u shpreh se kishte ardhur koha për një Kod të ri Penal, ndërsa këtë draft e cilësoi si një kthim pas. Ai tha se ndryshimet kanë nevojë për analiza, ku pjesë e tyre të jenë juristët e gjyqtarë me eksperiencë dhe të hiqet dorë nga fjala e parë e politikanëve.
‘Isha pjesë e punës kur u bë kodi, sigurisht që ishte risi dhe kishte nevojë për një legjislacion të ri dhe kodi penal shërbeu për të përballuar këto 30 vite, ndryshimet janë të shumta dhe kanë sjellë domosdoshmërinë e një kodi të ri penal. Duke marrë parasysh krimin e organizuar dhe në këtë sens duhet të shohim dhe tendencën sidomos krimin teknologjik që koha ka kaluar por më mirë vonë se kurrë".
Ndërsa ndryshimit të ditë paraburgim e njëjtë me 1 ditë burg, Fana tha se kjo nuk duket risi, por kthim pas.
“Paraburgimi nënkupton kushte të ndryshme nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Jo më kot ligji ekzistues e ka parashikuar që një ditë paraburgim të jetë me 1 ditë e gjysëm burg. Sigurisht që ka nevojë për analiza të mirëfillta, ka nevojë për juristë me eksperiencë por jo vetëm, por sidomos të heqim dorë nga fjala e parë e politikanëve, duhet të jenë gjyqtarët juristët ata që flasin".
Lidhur me burgun e fundjavës, Fana tha se vende të caktuara kanë gjetur dhe alternativa kjo mund të jetë dhe pozitive, por duhet të jetë e studiuar dhe analizuar.
"Sigurisht duhen parë dhe kapacitetet e shtetit. Është një punë komplekse që do një kohë të caktuar dhe mendje të ftohtë për ta zhvilluar dhe jo me nxitim".
Sa i përket zyrtarëve që shkelin ligjin dhe dënohen me 25 vite, Fana e sheh shumë të ekzagjeruar.
‘Nëse ai nuk do punoj në shtet do punoj në privat dhe i takon punëdhënësit për të gjykuar për të. Sigurisht ka shkelur ligjin, ka marrë dhe ndëshkimin dhe dënimin, por jo për 25 vjet sepse ka të drejtë të rehabilitohet. Fatkeqësisht nga eksperienca ime rezulton që kodet penale janë ndryshuar nga ministrat e brendshëm, prandaj e shoh të ekzagjeruar 25 vjet".
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.