Të paktën 69 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë Helene e cila ka përfshirë Karolinën e Jugut, Floridan, Xhorxhian, Karolinën e Veriut dhe Virxhinian.
Në Karolinën e Veriut përveç dhjetëra viktimave, mbi 400 rrugë vijojnë të jenë të mbyllura nga prania e ujit.
Shumë pika karburanti po ashtu janë mbyllur duke krijuar radhë të gjata makinash në pritje për t’u furnizuar me karburant. Si pasojë e stuhisë me reshje të dendura shiu dhe erë, mbi 3 milionë banorë të 5 shteteve po përballen me mungesën e energjisë elektrike.
Por pavarësisht situatës së krijuar ekipet e emergjencave po vijojnë intensivisht punën si përmes varkave, mjeteve të mëdha të ushtrisë dhe helikopterëve për t’ju ardhur në ndihme banorëve që kanë mbetur të bllokuar.
Vlerësimet paraprake të dëmeve variojnë nga 15 miliardë dollarë në më shumë se 100 miliardë dollarë.Ndërkohë edhe pse ekspertet flasin për një dobësim të ndjeshëm të stuhisë Helene sërish erërat e forta dhe reshjet e dendura te shiut mbeten një kërcenim për këto shtete.



