Në një kohë që miliona amerikanë festuan ardhjen e stinës së pranverës 16 shtete po përballen me stuhi të mëdha ere, shiu dhe dëbore.
Kalifornia dhe Michigan paralajmëruan për një sërë vonesash në udhëtime si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Kansasi po ashtu është prekur nga stuhia ku sipas autoriteteve reshjet e dëborës kanë arritur në disa centimetër.
Ne Dakotën e Jugut dhe Koloradon Lindore u regjistrua erë me shpejtësi të lartë deri në 100 kilometër në orë.
Ndërkohë Minesota dhe Wisconcsin po kalojnë një prej dimrave më të ngrohtë në histori me më pak reshje dëbore se sa vitet e kaluara. Reshje të dendura shiu dhe tornado u regjistruan në Oklahoma, Teksas, Arkansas, Luiziane dhe Misisipi. Një mot i tillë me reshje shiu e dëbore nuk kurseu as New Hampshire dhe Boston.
Situata mjaft problematike paraqitet në Vermont ku sasia e dëborës arriti mbi 2 metra. Pas një moti të tillë autoritetet po ashtu paralajmërojnë edhe një se përmbytjesh që pritet të pasojnë.



