Kryeminsitri Edi Rama ashtu siç edhe kishte paralajmëruar është duke mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme mbi krizën energjetike në vend si dhe për të shpalosur planin për menaxhimin e saj.
“Të rrisësh paga dhe pensione do të thotë të qeverisësh me logjikën e sudes dhe jo me ndërgjegjen e atdheut. Do të thotë të vrasësh të nesërmen dhe duke ecur sy mbyllur në të sotmen.
Pozicioni ynë 8 vite më parë të fundit, me një diferencë dramatike. Rritja e pagave në rajon ku diferenca është ngushtuar ndjeshëm, disa të tjerë nuk kanë qëndruar në vend që të prisnim ne të dilnim të parët.
Të tjerë thonë se ne kemi braktisur njerëzit në nevojë, ndërkohë që paskemi rritur energjinë elektrike më shumë se çdo vend të Evropës.
Faktet nuk janë opinione.
Çmimi ynë i energjisë elektrike në faturën që vjen nuk është çmimi real që ne blejmë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen e konsumatorit.”, u shpreh Rama.
Duke iu referuar akuzave se gjatë këtyre viteve Rama ka rritur çmimin e energjisë elektrike, Rama u shpreh se në 2015 çmimi i energjisë është ulur nga 13.5 në 9.5 lekë.
"Për ata që thonë se para disa vitesh ne e paskemi rritur çmimin e energjisë elektrike. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër dhe gropa e borxhit kthehej në humnerë dhe rrezikonte të merrte shtetin si në 97. Konsumatori shqiptar ishte kthyer në dy fasha, pra familjet me të ardhura mesatare dhe të larta kishin një çmim me 13,5 lekë për KW dhe në fashën e poshtme njerëzit me të ardhura të ulëta KW ishte 7.7 lekë.
Me reformën tonë u ul për të gjithë familjarët pa përjashtim, në 9.5 lekë që në vitin 2015 dhe nuk është prekur që atëherë. Ky është çmim në koston e prodhimit për të lënduar asnjë familje.", tha Rama
Fasha u hoq, sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh dhe deri kur fabrikat paguanin si të ishin të varfër me ndihmë ekonomike. Ne nuk i futëm të gjithë në një thes, në 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe që prej atëherë financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5 që do të thotë se e marrin që prej 2015 nga qeveria në fondin e pensionit."
Teksa foli mbi pensionet, Rama u shpreh se pjesa e munguar është mbuluar nga buxheti i shtetit me afro 450 milionë dollarë në vit.
Pagat e pensioneve rriten si të ardhurat në shtëpi, nuk ka prind në botë që nuk do ti japë më shumë fëmijës së tij. Po ashtu nuk ka prind të papërgjegjshëm që ti japë fëmijët sot atë që i jep nesër dhe pasnesër ta lërë pa bukë.
Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet në vite për ata që punojnë. Pa hyrë në historinë e abuzimeve të fondit të sigurimeve shoqërore. Le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera.
Me këtë nivel ne sot nuk do të paguanim ata që paguajmë sot. Do të thotë se pjesën e munguar nuk e kemi kërkuar nga njerëzit, por e kemi mbuluar nga buxheti i shtetit.
Pjesën e munguar nga njerëzit e kemi mbuluar nga buxhet i shtetit, me afro 450 milionë dollarë në vit, që është shuma e ardhur nga taksat e aktivitetit ekonomik.
Nga ana tjetër, edhe pse afro gjysmë miliardi çdo vit ne i marrim nga taksat për të mbushur deficitin e pensioneve, që më 2014 ne i kemi ulur taksat dhe tatimet për 97% të shqiptarëve.
Po ashtu biznesi i vogël paguan zero taksë, ndërkohë që deri më 2013 paguante 10% taksë. Këto janë fakte dhe çdo infermiere, çdo punonjës policie, çdo mësues, çdo kamerier, kuzhinier, që ka punuar më parë, pra ka paguar taksë nga paga para 2013, këtë që po them e verifikon shumë lehtë dhe e di shumë mirë.”



