Sfidat e bujqësisë, Kote: 3.3 miliardë lekë mbështetje për vitin 2023

Sfidat e bujqësisë, Kote: 3.3 miliardë lekë mbështetje për vitin 2023

Zv.ministri i bujqësisë Dhimo Kote në studion e lajmeve në MCN Live ka folur me shifra për sfidat në sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen e fermerëve.

Ai tha se bujqësia mbetet sektori më i vështirë dhe i nevojshëm dhe se mbështetja për fermerët do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas tij, 3.3 miliardë lekë investime do të jepen për mbështetjen e fermerëve gjatë vitit 2023.

Puna është se ne e dimë se ku do shkojmë dhe nëse e di ku do shkosh e gjen rrugën për të shkuar. Unë mendoj se 2022 ishte një vit që tronditi sektorët në vendet më të zhvilluara të bujqësisë. Nuk ka punë më të lodhshme dhe me sakrificë se puna e fermerëve, është sektori më i vështirë dhe i nevojshëm. Gjatë vitit 2022 patëm ulje të importit të grurit, i cili u ul me rreth 50 mijë tonë grurë më pak se vitin e kaluar. Kishim 290 mijë ton fruta dhe perime të eksportuara gjatë 2022. Masat duhet të merren në unison, por problemi qëndron te infrastruktura duhet një infrastrukturë që ti shërbejë bujqësisë. Shifrat tregojnë se bujqësia me këtë mbështetje që ka marrë do të eci me parimin e prodhimeve që kërkon tregu. Mendoj se ka një stabilitet këtë vit dhe mbështetja do të vazhdojë për imputet bujqësore në sera. 3.3 miliardë lekë janë menduar të investohen për mbështetjen e fermerëve gjatë vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy