Thaçi, skeptik për marrëveshje me Serbinë: Dallimet janë të thella, duhet të bëjmë sakrifica

Thaçi, skeptik për marrëveshje me Serbinë: Dallimet janë të thella, duhet të bëjmë sakrifica

Pas mosrealizimit të takimit trepalësh, të parashikuar për sot në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd, kryeministri i Kosovës deklaron se dallimet mes dy palëve janë të thella. Në një prononcim për mediat pas takimit dypalësh me shefen e politikës së Jashtme, Federica Mogherini, Thaçi u shpreh skeptik për progresin e dialogut në terma afatshkurtër, ndërsa shtoi se dy palët duhet të bëjnë sakrifica.

“Këto takime shumë të rënda dhe të vështira me gjasa teorike për arritjen e një marrëveshjeje. Ne mendojmë se do të kemi takime në të ardhmen. Dallimet janë të thella, por rrugëtimi për paqe dhe stabilitet nuk ka alternativë. Është një konflikt më tepër se një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk mund të zgjidhen këto çështje në ditë ose javë. Por popujt tanë meritojnë që ne sot të sakrifikojmë në emër të së ardhmes së tyre. Negociatat nuk bëhen vetëm për shqiptarët dhe serbët, por që të bëhet i mundur integrimi ynë në NATO dhe i Serbisë në BE”, tha ai. 

Në lidhje me vendimin e homologut Vuçiç për të mos pasur një takim në praninë e tij, Thaçi tha se nuk ishte bojkot por dakordësi dypalëshe.

“Nuk ka qenë bojkot. Zakonisht ne takohemi fillimisht veç e veç me zonjën Mogherini. Më pas kalohet në rrafshin trilateral. Ne sot kemi dialogur përmes zonjës Mogherini, por kemi kosntatuar se dallimet janë shumë të thella dhe jemi shumë larg. Kështu mbetet të punojmë në substancë me idetë dhe angazhimet tona që në të ardhmen të ecim përpara. Ka pasur pajtim mes meje dhe Vuçiçit që këto dallime t’i kalojmë në distancë”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy