Kina mban 3 minuta heshtje në nder të personave që humbën jetën nga Covid-19

Kina mban 3 minuta heshtje në nder të personave që humbën jetën nga Covid-19

Kina mbajti të shtunën tre minuta heshtje në nder të personave që humbën jetën nga virusi Covid-19.

Ceremonia u mbajt në të gjitha qytetet kryesore për të nderuar më shumë se 3 mijë e 300 persona që humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Uhan ka vendosur që të heqë karantinën. Qeveria e vlerësoi atë si një "qytet heroik".

Kina ka raportuar 81,639 njerëz në vend të infektuar me COVID-19.

Rastet e para të koronavirusit u zbuluan në qytetin kinez Uhan në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, virusi ka përfshirë globin, duke infektuar më shumë se një milion njerëz dhe duke vrarë gati 60 mijë persona në 181 vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy