Masakër me 15 të vdekur në një lokal në Afrikë, persona të armatosur qëllojnë me breshëri ndaj të rinjve

Masakër me 15 të vdekur në një lokal në Afrikë, persona të armatosur qëllojnë me breshëri ndaj të rinjve

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut.

Sipas raportimeve të policisë, persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë, ndërsa nuk dihen arsyet e sulmit të tmerrshëm.

Nëntë persona janë në gjendje kritike në spital, raporton Nomsa Maseko e BBC. Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.

Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjenerallejtënant Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë “një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës”.

Policia është në kërkim të të dyshuarve, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur. Të shtënat nuk janë të rralla në Afrikën e Jugut. Ata janë shpesh të lidhur me bandat ose alkoolin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy