Shengeni i mbyllur deri më 15 qershor

Shengeni i mbyllur deri më 15 qershor

Bashkimi Europian zgjati deri më 15 qershor afatin e mbylljes së kufijve të brendshëm të zonës Shengen pasi vlerëson se gjendja për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Nuk ka ende një njoftim të dytë për kufijtë e jashtëm, ndërsa deri tani është lënë si afat shtatori. Komisioni ka rekomanduar gjithashtu izolim 14 ditor në banesë për qytetarët europianë që riatdhesohen.

Komisioni i BE’së ka rekomanduar mbajtjen mbyllur të kufijve dhe lënien në fuqi të kufizimeve deri më 15 qershor pasi gjendja në vendet anëtare për shkak të shpërthimit të koronavirusit mbetet e paqëndrueshme. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit dhe deri tani është zgjatur një herë.

Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE-së dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare si dhe personeli shëndetësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllur në shkallë të gjerë.

Ndërsa disa shtete anëtare i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaron Komisioni.

“Masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve brenda bllokut. Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore,” tha Komisionerja e për Punët e Brendshme e BE, Ylva Johansson.

Por komisionerja iu referua vetëm lëvizjes brenda zonës Shengen, ndërsa kufijtë e jashtëm nuk ka asnjë njoftim. Deri tani vetëm drejtuesit e disa kompanive të mëdha ajrore kanë thënë se ato do të hapen në shtator.

Kushdo që hyn në vendet e Bashkimit Europian apo edhe Mbretërinë e Bashkuar duhet të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy