Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë seka gjetur një letër të mrekullueshme që paraardhësi i tij ka lënë në zyrë. Gjatë ceremonisë së betimit të stafit të ngushtë, Trump tha se ka gjetur në zyrën e tij letrën e Obamës, përmbajtjen e të cilës nuk do ta bëjë publike.
“Hyra në dhomën ovale dhe gjeta një letër të mrekullueshme nga presidenti Obama”, tha Trump.
Tradicionalisht, presidentët amerikanë në ikje u lënë letra pasuesve të tre në detyrë. Trump ka hyrë në dhomën ovale të premten, menjëherë pas ceremonisë së betimit, e cila u ndoq nga mediat e gjithë botës.



