Sekretari i Shtetit fut në “sherr” ekipin e Trampit

Sekretari i Shtetit fut në “sherr” ekipin e Trampit

Një mosmarrëveshje në ekipin e tranizionit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, lidhur me kandidatët e mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit, është bërë publike, duke e lënë të paplotësuar atë deri sa të zgjidhen këto mosmarrëveshje.

Grupet rivale brenda ekipit të zotit Trump janë të ndarë mes atyre që mbështesin kandidatin republikan për president në vitin 2012, Mitt Romney dhe atyre që mbështesin ish-kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Rudolph Giuliani.

Të enjten këshilltarja e zotit Trump, Kellyanne Conëay shprehu në Tëitterqëndrimin e atyre që janë kundër kandidaturës së zotit Romney. Ajo tha se kishte marrë një vale ankesash nga njerëz që kishin pikëpyetje lidhur me besnikërinë e zotit Romney, ish-guvernator i Masaçusetsit, që gjatë fushatës presideciale e kishte quajtur zotin Tump “një hipokrit”.

Ata që janë kundër zotit Giuliani për postin e Sekretarit të Shtetit, paraqesin argumentin se marrëdhëniet e tij të gjera të biznesit me faktorë të huaj, mund të sjellin si rezultat një luftë të ashpër për konfirmimin e tij në Sena. Ata vënë gjithashtu në dyshim energjinë e 72 vjeçarit për të përballuar detyrimet e pozicionit të kreun të Departamentit të Shtetit për udhëtime ndërkombëtare.

Presidenti i zgjedhur që ka krijuar një reputacion se ndryshon shpesh mendim, i ka vlerësuar lart si zotin Romney, ashtu edhe zotin Giuliani. Sipas njoftimeve, zoti Trump u ka thënë këshilltarëve se zoti Romney "ka pamjen e Sekretarit të Shtetit” dhe se ka folur me superlativa për zotin Giuliani në diskutime të ndryshme të ditëve të fundit.

Emra të tjerë të mundshëm për këtë post, janë gjenerali në pension dhe ish-drejptir I CIA-s, David Petraeus dhe Senatori Bob Corker i Tenesisë. / VOA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy