Shkeljet nga noterët/ Rusi: Nuk zbatojnë procedurat e detyrueshme, pasoja të rënda ekonomike

Shkeljet nga noterët/ Rusi: Nuk zbatojnë procedurat e detyrueshme, pasoja të rënda ekonomike

Avokati Baftjar Rusi, për abuzimet e konstatuara në disa raste me noterët në vend lidhur me çështjen e pronave në vend, thotë se kanë sjellë një sërë problematikash në vend.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se shpesh procedurat e detyrueshme nuk ndiqen nga noterët, duke shkaktuar pasoja të mëdha ekonomike.

 

Sipas tij, bërja e veprimeve për të bërë disa lekë dhe të dalë ku të dalë, është shumë e rëndë dhe se situata më problematike është me kontratat e sipërmarrjes.  

 

Rusi kërkoi që të bëhet kontroll i rregullt i punës së noterëve, për të parandaluar raste të tilla shkeljesh.

 

Noterit ligji i ka dhënë të drejtën të legjitimojë personin, ta identifikojë me saktësi, aq më tepër kur bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme, qoftë për pasuri të luajtshme dhe kapitale. Gjëja e parë është detyrimi që ka para ligjit, duhet të bindet nëse është apo jo personi konkret. Se ka shumë raste që manipulohet me karta dhe pasaporta. 

 

Rëndësi kanë dhe kontratat e sipërmarrjes, kontratat e dhurimit. Shikoj rezervën ligjore, duhet parë nëse është apo jo vullneti i personit konkret. Se dhe në një testament nëse bëhet fjalë për persona 83 apo 85 vjeç, nuk mund të bëhet testamenti, duke pasur përpara trashëgimtarin, pa pasur përpara një mjek apo një komision i posaçëm, nëse është i aftë ky person mendërisht dhe nëse ka vetëdije për veprimet që po kryhen dhe a preken interesat e personave të tjerë. Shpesh këto procedura nuk ndiqen.

 

Ata që i kanë hyrë kësaj rruge kanë krijuar një dëm shumë të madh te personat e vijës së trashëgimisë. Nëse një noter kryen transaksionet e pasurisë së paluajtshme, sot noterët kanë akses në sistem. Është verifikimi se ke aksesin të futesh në sistemin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duhet parë nëse është apo jo ky pronari. Edhe me kontratat e sipërmarrjes është abuzuar shumë. 

 

Edhe kontratat e sipërmarrjes kanë sjellë një cikël gjyqesh. Nëse marrim një biznesmen apo pronar të madh, që ka miliona euro, janë zhvatur pasuritë thjesht dhe vetëm nëpërmjet një prokure. Bërja e veprimeve për të bërë disa lekë dhe të dalë ku të dalë, është shumë e rëndë. Kemi në proces kontestimin e testamenteve totalisht të papërgjegjshme. Ka raste të juristëve profesionistë që nuk e bëjnë pa dashje dhe pa vëmendje anashkalimin e ligjit. 

 

Kontratat e sipërmarrjes janë më të rrezikshme se të tjerat. Kam pasur raste tre kontrata sipërmarrjesh për të parë se cila kontratë është ligjore. Vetëm një noter që e bën se ka dikë nga mbas, apo e bën me qëllim, i bëjnë këto shkelje për të fituar ca lekë. Ka pasur raste që e kanë bërë për të fituar para. 

 

Ka mbivendosje të kontratave të sipërmarrjes. Nëse fiton ai që ka bërë i pari kontratën e sipërmarrjes, këta të tjerët kujt do ia marrin këto lekë. Duhet të ketë kontroll ndaj aktivitetit të noterëve, për të shmangur raste të tilla shkeljesh. Në këto raste duhet të ndërhyjë shteti. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy