Kosovë-BE drejt dakordësisë/ Raci: BE dhe SHBA duhet të jenë garantuese të marrëveshjes. Nuk na duhen zgjedhjet në veri, nëse nuk ka siguri! (VIDEO)

Kosovë-BE drejt dakordësisë/ Raci: BE dhe SHBA duhet të jenë garantuese të marrëveshjes. Nuk na duhen zgjedhjet në veri, nëse nuk ka siguri! (VIDEO)

Një ditë më parë u bënë të ditura katër pikat për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të vendit pas një takimi që pati zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Arritja e një marrëveshje për de-eskalim ku Kosova pranon reduktimin e numrit të policëve në ndërtesa komunale e rreth tyre dhe pranon që këtë ta bëjë menjëherë bashkë me zotimin për zgjedhje të reja në Veri, do të jetë e mjaftueshme që Kosovës t’i hiqen masat shtrënguese, vlerëson analisti nga Kosova, Gazmir Raci. Raci në “MCN live” teksa vlerëson marrëveshjen e arritur mbrëmë, u shpreh se nuk ka rëndësi numri i pikave të marrëveshjes, por që situata po shkon drejt normalizimit të situatës në veri. "Është interesant në shoqërinë tonë kosovare që kur nuk ka marrëveshje, themi pse nuk ka, kur ka themi, pse u tërhoq, duhet te jemi për marrëveshje apo nuk jemi. Kosova javën e kaluar, kryeministri bëri një hap tutje para me prezantimin e katër pikave, dhe e pashë si një dritare të hapur nga Kosova, teksa Serbia, tradicionalisht në këtë dialog asnjë ndëshkim nuk e ka marrë nga Komisioni Evropian apo nga ndonjë shtet evropian edhe pse kohë pas kohe ajo e ka gënjyer BE për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe jemi ne një gjendje ku jemi. Dua të besoj se kjo zgjidhje që erdhi mbrëmë, do të jetë zgjidhje e qëndrueshme sepse përsëri ka dyshimet e mia se Serbia serish do ta sabotojë kur të rikthehen këta në Bruksel në bisedime. Tani a bëri lëshime Kosova apo nuk bëri, kjo mbettë të analizohet nga njerëzit që përcjellin dialogun. Tani kemi 4 pika në tryezë, nuk kemi as 3 të perëndimit, nuk kemi as 5 qe kishim më herët, as 8 të presidencës maqedonase të OSBE. Nuk ka rëndësi numri i tyre, me rëndësi që situata ka filluar të normalizohet në veri dhe betejë më e madhe e Kosovës, gjatë këtyre javëve sa ishim nën sanksione argumentimi ishte që në veri kemi të bëjmë me banda kriminale. Edhe ky dakordim i djeshëm në Bratislavë ka një specifikë, sepse Slovakia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, shpresoj qe ajo do të reflektoj gjatë kësaj periudhe, por e rëndësishme është që prezenca e Policisë së Kosovës nuk do të eliminohet totalisht, nuk do të ketë tërheqje totale të policisë nga veriu". Analisti Raci shpreh bindjen se BE dhe SHBA do të jetë garantuese e kësaj marrëveshjeje dhe se kryeministri Kurti nuk duhet te hyj në marrëveshje të tilla pa garanci të sigurta. "Ne nuk dimë se çfarë obligimesh ka marrë Serbia nga kjo arritje e fundit. Nëse ajo ka marrë detyrimin të tërheq këto grupet kriminale nga veriu, e shohim se kjo pikë do të jetë e suksesshme në fund. Nëse Serbia vazhdon ta sabotojë, Besoj se Brukseli të ketë zhvilluar këto ditë një diplomaci edhe me Beogradin këto ditë. Besoj që do të ketë garanci, sepse BE dhe SHBA pikërisht e kërkuan këtë që iu arrit dje, dhe besoj se ata kanë formuar garanci të tilla. Nuk besoj se kryeministri ka hyrë në këto lloj marrëveshje pa pasur garanci të siguruar se sdo të ketë telash. Në fund të fundit nuk ka duhet zgjedhje ne veri, nëse nuk kemi siguri, nëse nuk ka liri dhe fushatë fer, kur njerëzit të mund të votojnë pa patur diktatin nga grupet kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy