Zv. ministrja e sportit në Kosovë Dauliuna Osmani në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me organizmin e lojërave mesdhetare të cilat për herë të parë do të zhvillohen në këtë shtet.
Ajo tha se kemi bërë një punë të gjatë dhe se është mbështetje e madhe e vendeve të Mesdheut. Sipas saj, kemi pasur pritshmëri dhe për vota kundër, por aktualisht jemi duke bërë investime në sport.
Kemi bërë një punë të gjatë disa vjeçare për këtë arritje, është rezultat i mobilizimit të gjitha strukturave të sportit në Kosovë dhe me mbështetje të plotë nga qeveria e Kosovës ku në fund nga totali i votave 55 ishin pro, 8 kundër dhe pjesa tjetër abstenim. Përsa i përket votimit ende nuk i kemi emrat e vendeve që ishin kundër komuniteti i lojërave ka 26 anëtarë 10 prej tyre nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por duke ditur se çdo shtet kishte 3 vota kuptojmë se as 3 shtete s’kanë votuar kundër nesh.
Besoj se ka qenë dëshira vullneti i gjithë ekipit dhe mbështetje e madhe e nivelit qeveritar pasi ky është një projekt kompleks që kërkon mbështetje pastaj kërkon mbështetje të institucioneve të ndryshme. Ky është moment historik për sportin por do të ketë ndikim të madh dhe në sektorë të tjerë. Kandidatura ka qenë një dokument shumë voluminoz dhe me një përmbajtje të saktë dhe qartë pasi organizmi i këtyre lojërave në Kosovë nuk parasheh tejkalim të kapaciteteve. Kosova ka mungesë të infrastrukturës dhe ky projekt do të shërbejë si një shtysë për të mirëpritur sportistët e 25 shteteve të tjera. Jemi duke bërë investime në sport.



