
Ndërsa çmimi i naftës në vend ka arritur në 200 lekë për litër, qeveria ka nisur procedurat për të rritur më tej taksat mbi naftën.
Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se arsyeja e kësaj rritjeje është korrupsioni dhe të ardhurat e mbledhura nga kjo rritje do të shkojnë te koncesionarët dhe jo në arkën e shtetit.
Ajo që bën qeveria është marrëzi. Kur çmimi i naftës është në nivele rekord, qeveria rrit taksat. Cila është arsyeja që e shtyn një qeveri të ndërmarrë një akt të tillë. Korrupsioni.
Do ketë efekte në rritjen e çmimit të naftës dhe nëse bën llogaritë, nivelet e akcizës me inflamacionin shton barrën me 10-12 mln në vit. Ajo është një masë sepse inflacioni rritet nga viti në vit, e thënë më qartë indeksimi është një rritje e taksave që vazhdon çdo vit dhe sigurisht që ka efekt që e përballojnë qytetarët shqiptarë dhe kjo është në kundërshtim me direktivën evropiane sepse s’e ka asnjë vend tjetër në botë. Është një zgjedhje politike, ku çdo vend vendos metodën e tij të taksimit dhe qeveria shqiptare ka zgjedhur taksimin përmes karburanteve dhe deri diku është e pranueshme sepse këto taksa shkojnë në buxhetin e shtetit, por taksat private janë ato të patolerueshme sepse nuk shkojnë në arkën e shtetit, por në llogari private te koncensionarët. Kjo është një histori se është bërë më shumë se problematike, e papranueshme.



