Ndryshimet Kushtetuese, Blushi: Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, t’i jepet fund çdo marrëzie

Ndryshimet Kushtetuese, Blushi: Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, t’i jepet fund çdo marrëzie

Presidenti Meta nuk është dakord me ndryshimet Kushtetuese që pritet të ndodhin. Një gjë të tillë e ka bërë e dije zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook.

Blushi shkruan se aktualisht Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar.

“Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar”.

Po ashtu, Blushi shprehet se ka formalisht 122 deputetë nga 140 që duhet të ketë normalisht dhe sipas tij procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor.

“182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit. Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor”.

Ai përfundon duke shkruar se i duhet dhënë fund një marrëzie të tillë dhe të gjithë të distancohen nga aventurierët.

“Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë. E ardhmja evropiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët! Shqipëria e para! Shqipëria si gjithë Evropa!”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy