Mazniku në SPAK/ Alimehmeti: Jo vetëm shpërdorim detyre, por vjedhje. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar

Mazniku në SPAK/ Alimehmeti: Jo vetëm shpërdorim detyre, por vjedhje. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar

"Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar”, tha anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës Ilir Alimehmeti në edicionin e lajmeve në MCN TV duke folur mbi thirrjen në SPAK të Arbian Maznikut.

Ai u shpreh se çështja e tenderit është denoncuar 2 vite e gjysmë më parë nga Belind Këlliçi. Alimehmeti tha se nuk kemi të bëjmë thjesht me veprën “shpërdorim detyre”, por me vjedhje.

Drupal Ad

"I kemi shumë të qarta historitë në Bashkinë e Tiranës, dhe zgjatja e kohës së gjykimit s’është në favor të qytetarëve dhe qytetit të Tiranës. Ndërkohë që Veliaj është në burg, dhe disa drejtorë janë në burg, Mazniku që ishte nënkryetar, dora e djathtë e Veliajt, është pjesë e këtij stafi dhe bashkëpunëtor i ngushtë.

Drejtësia duhet të ndërhyjë sa më shpejt të jetë e mundur, që kushdo që vjen pas këtyre të marr vesh çfarë ndodh kur fut duart te paratë e qytetarëve. Mazniku është drejtues politik i qarkut të Elbasanit. Ka pasur ndonjë propozim si të zgjidhet kriza në bashki?! Për të s’ka asnjë problem dhe duhet të merret me çështjet elektorale të fushatës.

Vonesa s’është në favor të askujt, madje mund të thuhet se drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar. Nëse këtu kemi një tender që u denoncua nga Këlliçi para dy vite e gjysme, pse u vonua SPAK për të thirrur Maznikun?! Dëmet kanë vazhduar. Në këto momente që flasim ne vazhdojmë paguajmë dhjetëra milionë euro për një incenerator që s’ekziston.

Mazniku në radhë të parë duhet të hetohet për shpërdorim detyre, sepse s’ka një shkresë të vetme s’i të zgjidhet kriza në Bashkinë e Tiranës. Patjetër që këta kanë marrë para nga tenderat, e kanë të qartë njerëzit. Zgjatja me vite e çështjeve është një telenovelë që s’do mbarojë kurrë. Mazniku dhe Veliaj e kanë çuar bashkinë në vdekje klinike!

Mazniku me veprime dhe mos veprimet e tij i ka lejuar këto gjëra të ndodhin. Pse s’e dinte ai që inceneratori s’ekziston?! Kur flasim për shpërdorim detyre për një tender të vogël, e kuptoni sa të vogël e kanë bërë çështjen. Këshilli Bashkiak ka për detyrë të ngrejë një komision të transparencës financiare, s’e ka ngritur fare. Nuk është thjesht shpërdorim detyre, por është vjedhje. Shqipëria vuan nga plaga e drejtësisë, e cila vjen kur je i dobët, dhe me vonesë të madhe".

Alimehmeti tha se shifra e abuzimit në Bashkinë e Tiranës është shumë më e lartë, dhe sipas tij auditimet në Bashkinë e Tiranës nuk bëhen sepse skema shkon deri te kryeministri. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy