
Pas artikullit "The Washington Times", sipas së cilës reforma në drejtësi e sponsorizuar nga fondacioni "Soros" kishte lënë Shqipërinë pa sistem gjyqësor, çka ishte në favor të kryeministrit, bëri që të reagojë vetë kreu i qeverisë.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social "Facebook", kryeministri e cilëson një artikull të paguar nga opozita në Shqipëri artikullin në prestigjioze amerikane.
Rama shkruan se vettingu për të cilin shumë po e kritikojnë do të pastrojë drejtësinë nga themelet e saj.
Numri një i qeverisë ironizon edhe opozitën kur thotë që paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!
Më tej Rama shkruan duke thë thënë se na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë Deri në fund.
"Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë Deri në fund", shkruan Rama.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i është përgjigjur kreut të qeverisë në lidhje me shkrimin e "Washington Times" që i cilësonte te paguara nga opozita.
Kryedemokrati Basha shkruan në rrjetin social "Facebook" se Rama drejtësinë e ka kapur, por popullin nuk e kap dot.
"Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt", shkruan Basha.

"The Washington Times" në artikullin e saj shkruante se “Procesi i reformës” i cili filloi në vitin 2016, i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë të financuar nga Soros dhe e nxitur fort nga Ambasada e SHBA në Tiranë, në të vërtetë, ka lënë vendin pa gjykata. Në këtë mënyrë, qeveria e tanishme socialiste, e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka mundur të miratojë ligje, të cilat nuk kanë thuajse asnjë mundësi kontrolli ligjor, ndërkohe që Prokuroria është mbushur me emërime politike.
Më tej gazeta shkruante se askush nuk e di se kur gjykatat do të plotësohen e do të mund të jenë funksionale si një pushtet i pavarur. Kur në fakt ky ishte i gjithë thelbi i reformës.
Duke vijuar me shkrimin e saj, gazeta shkruante se problemi duket se është struktura, që “ekspertët” shtynë popullin shqiptar të besonte dhe sipas saj pas injorimit të shumë paralajmërimeve nga shqiptarët me përvojë në sistemin gjyqësor, u krijua një proces i rreptë verifikimi (vettingu) me supozimin se do të garantonte largimin nga sistemi te gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.
Gazeta thotë se shumë pak kandidatë ia kanë dalë procesit të vettingut, duke i lënë gjykatat pa kuorumin e nevojshëm dhe të pamundura për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e veprimeve të qeverisë mbi ligjet e miratuara.



