
Në seancën e radhës parlamentare të mbajtur pasditen e së hënës palët shfrytëzuan foltoren vetëm për të bërë akuza të ndërsjellta. Nga njëra anë kryedemokrati Basha foli për shkallën e korrupsionit në vend dhe domosdoshmërinë e vettingut, ndërsa mazhoranca ripërsëriti ftesën për bashkëpunim.



