Të tjera akuza për Dustin Hoffman, tri gra e akuzojnë për ngacmim seksual

Të tjera akuza për Dustin Hoffman, tri gra e akuzojnë për ngacmim seksual

Tri gra të tjera e kanë akuzuar aktorin Dustin Hoffman për ngacmim seksual. Një prej tyre është një ish-shoqe e së bijës, e cila ka treguar një episod që i përket vitit 1980, kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Lajmin e bën të ditur revista hollivudiane “Variety”. Avokati i aktorit i ka cilësuar akuzat si false dhe shpifje. Denoncimet e fundit e çojnë në 6 numrin e grave që e kanë akuzuar për ngacmim seksual aktorin 80-vjeçar, fitues dy herë i çmimit “Oskar”.

Cori Thomas i ka thënë revistës “Variety” se kur ishte në shkollë të mesme me vajzën e Hoffman-it, Karina, kishte kaluar një ditë me të në Manhatan. Sipas saj, Hoffman në atë kohë po divorcohej nga gruaja dhe i ka thënë të bijës të kthehej në shtëpi tek e ëma sepse të nesërmen do të shkonte në shkollë. Ndërsa ai ka pritur që prindërit e shoqes së vajzës të vijnë ta marrin. “Ajo iku dhe unë mbeta vetëm me të në një dhomë hoteli”, ka treguar Thomas.

“Isha ulur dhe po prisja prindërit, kur ai u shfaq vetëm me një peshqir të lidhur në bel. Ishte krejt lakuriq. Mbeta e shokuar”, ka thënë ajo, duke shtuar se Hoffman i kishte kërkuar një masazh këmbësh.

Thomas është shprehur se nuk ia ka treguar kurrë shoqes këtë episod, pavarësisht se mbetën mike të ngushta dhe vajza e aktorit ishte shoqëruese në dasmën e saj pas shumë vitesh.  / La Repubblica / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy