Elbasani “digjet” nga i nxehti, mjekët këshillojnë qytetarët: Shmangni qëndrimin në diell në orët e pikut (VIDEO)

Elbasani “digjet” nga i nxehti, mjekët këshillojnë qytetarët: Shmangni qëndrimin në diell në orët e pikut (VIDEO)

Elbasani është përfshirë në ndikimin e temperaturave përvëluese që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve kryesisht të fëmijëve dhe të moshuarve.

Në një lidhje me MCN Live gazetarja Entela Duka raportoi se i nxehti afrikan pritet të mbizotërojë për disa ditë në vendin tonë, ndërsa mjekët dalin me këshilla për qytetarët.

Sipas saj bluzat e bardha kanë këshilluar që të shmanget qëndrimi në diell në orët e pikut të vapës dhe qytetarët të shmangin përdorimin e alkoolit.

Drupal Ad

 

 

 

Mjeku i Urgjencës së Elbasanit, Ergys Mici thekson se si pasojë e temperaturave të larta janë shtuar paraqitjet në pavijone, ku në 24 orë janë kryer të paktën 200 vizita.

Me ndryshimet e klimës kemi dhe shtimin e rasteve në urgjencë me virozë, me persona që dehidrohen, prandaj rekomandojmë që personat të mos dalin në pikun e vapës sepse mund të kenë dhe probleme kardiake dhe duhet të mbajnë me vete një shishe uji.

Ka dhe raste me temperatura të ndryshme dhe këto raste janë shtuar në 24 orët e fundit ku deri tani janë regjistruar 200 raste. Rekomandojmë  të shmangen pijet alkoolike sepse mund të shkaktojnë arreste kardiake të cilat janë të dëmshëm. Moshat e reja duhet të kenë kujdes me përdorimin  e substancave narkotike dhe alkoolin.

Nga ana e tyre qytetarët thonë se temperaturat përvëluese janë sfiduese për ta dhe se përpiqen të freskohen sipas mundësive, por kushtet jo gjithnjë ua lejojnë.

Dalim vetëm për punët e domosdoshme sepse nuk rrihet jashtë në këto orë. Kam dalë të marr ilaçet se i kam të domosdoshme dhe skam njeri jetoj vetëm.

Ndërkaq, meteorologët parashikojnë që ky i nxehtë do të jetë edhe në javën e fundit të qershorit dhe temperaturat mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndet nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për tu mbrojtur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy