Një shqiptar u vra mbrëmjen e kaluar në Torino të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se një shqiptar 39 vjeç u qëllua me armë zjarri dhe vdiq më pas në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 para një bari në zonën e San Paolos. Policia po heton rreth motiveve të ngjarjes dhe për indetifikimin e autorit.
Sipas hetuesve, kanë qenë dy meshkuj ata që kanë qëlluar në drjejtim të shqiptarit me tre plumba pistolete të kalibrit 45.
Sipas hetuesve, pista kryesore ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve mes bandave shqiptare.



