Është i frikshëm, i rrënuar dhe i braktisur. Santo Stefano një ishull i banuar vetëm nga pulëbardhat, të cilat shqetësohen ndonjëherë nga ndonjë zhytës ditor, është një ishull i vogël vullkanik mes Romës dhe Napolit ku mbizotëron heshtja, por jo për shumë kohë.
Ky ishull ka qenë dikur Alkatrazi i Italisë. Për shekuj me rradhë aty dërgoheshin kriminelët, banditët, anarkistët ose disidentët politik të dënuar me burgim të përjetshëm. Perandori romak Augusti bëboi madje vajzën e tij në ishullin fqinj Ventotene. Regjimi fashist e përdori gjithashtu ishullin për të burgosur personat, të cilët konsideroheshin si armiq të shtetit. Ky ishull është përdorur gjatë gjithë historisë, së një nga vendet më të zymta ku dërgoheshin ata, që konsideroheshin si personat më të këqij të mundshëm.
Në vitin 1965 burgu u mbyll dhe ishulli u braktis, deri më tani. Pritet të gjallërohet sërish me një projekt të ri ristrukturimi, i cili mun të mbarojë në vitin 2025.
Shteti italian do të shpenzojë 70 miliona euro për të ringjallur Santo Stefanon, duke e shndërruar atë në një muze të hapur dhe në një atraksion turistik. Qëllimi është të imitohet burgu amerikan Alkatrazi. Kanë filluar tashmë punët për të siguruar disa nga zonat bazë dhe në qershor do të hapet thirrja për të dorëzuar projektet për rinovimin e burgut.
Silvia Costa, komisionerja qeveritare e ngarkuar me detyrën e rinovimit, thotë për CNN, se qëllimi është rikuperimi i të gjitha pjesëve të burgut, veçanërisht i barakave dhe cisternave origjinale. Projekti do të bëhet në përputhshmëri me habitatin e veçantë natyror të ishullit.
Do të rinovohen gjithashtu kisha qëndrore dhe varrezat, por do të mbeten të paprekura objektet e vjetra brenda ndërtesës, si fotot, mobiljet dhe krevatet, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës. Planifikohet të ndërtohet gjithashtu një librari dhe disa aplikacione për të udhëzuar vizitorët./CNN



