Denoncimet e Braçes për XUEX/ Nga Divjaka në 12 qytete, mijëra qytetarë të mashtruar (VIDEO)

Denoncimet e Braçes për XUEX/ Nga Divjaka në 12 qytete, mijëra qytetarë të mashtruar (VIDEO)

Bërja publike e skemës Piramidale nga deputeti Erion Braçe, jo vetëm vuri në lëvizje hetuesit të vepronin më shpejt, por zbuloi se mijëra qytetarë ishin joshur prej saj për të fituar para pa punë.

Më 27 Gusht deputeti Erion Braç shkoi publikusht për skemë e piramidave ONLINE. 

Sot, kur skema mund të ketë përfshirë mbi 1000 persona vetëm në Divjakë brenda e po hyn në Lushnje, dua ta përsëris apelin publikisht-jo më individualisht: dilni sa më shpejt nga kjo piramidë dhe denonconi në Policinë e Shtetit-dorëzoni atje telefonin tuaj që hetuesit të kenë mundësi të ndjekin përgjegjësit përmes rrjedhës së parave.

Këtë denoncim të Braçes do ta faktonte hetimi policisë dhe prokurorisë së Fierit. Nga dosja e siguruar nga Emisioni “FactCheck” thuhet se “Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se në hyrje te qytetit të Lushnjës në rrugën “Shëtitorja e Palmave”, ndodhet bar-restorant “La Bonta”. 

Në hyrje të këtij subjekti në pjesën e vitrinës se xhamit ishin të ngjitura dy postera, te cilët reklamonin platformën “Xuex”. 

Në njërën reklamë është postuar “EG Group Investment XUEX “ Investim një herë= Përfitime të Përjetshme”. 

Po ashtu edhe tek reklama tjetër shkruhej “EG Group Investment XUEX “Projekt investimi afatgjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.

Në ambientin e përshkruar sipas të dhënave bëhen investime në platformën “Xuex”, e cila dyshohet se është një skemë mashtruese piramidale”.

E ky lokal rezulton në pronësi të shtetasit Arbër Çela arrestuar tashmë në policia. Çela është njëherazi një nga të dyshuarit organizator i skemës dhe president sponsor i klubit të futbollit Lushnjar, si dikur bosi Rrapush Xhaferri.

Tre ditë pas denoncimit të Braçes, skema jo vetëm s’u ndal në terren por vijon aktive dhe rekruton viktima. Këtë herë duke besuar se po rekrutonte viktimat e radhës i riu lushnjar nuk e dinte që kishte polic të kamufluar.

Më datë 30.08.2025, agjentët xxxxx janë takuar në bar kafe “Panorama”, me shtetasin Ereledio Shebeku, ku i kanë kërkuar që ti bëjë pjesë të platformës “Xuex”. 

Duke qenë se kjo situatë u bë dhe mediatike shtetasi Ereledio Shebeku ishte i frikësuar dhe në tension pasi deputeti shtetasi Erion Braçe e kishte përmendur në një postim në rrjetet e tij sociale. 

Për këtë arsye shtetasi Ereledio Shebeku, ka bërë të mundur vetëm regjistrimin në platformën Binanc, ku ju ka depozituar edhe 700 euro dhe ju ka thënë agjentëve të policisë se duhet të gjejnë një person tjetër që ti bëjë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, sepse ai vet nuk mundej pasi i kishte bërë tashmë pesë persona. 

Aktualisht Ereledio së bashku me bashkëshorten e tij janë shpallur në kërkim si pjesë e skemës së piramidave online, ndërsa janë të dyshuar si organizator të mashtrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy