Rreziku nga toksiciteti/ Panxhi: Ja ushqimet që nuk duhen futur në frigorifer dhe ato që nuk duhen ringrohur

Rreziku nga toksiciteti/ Panxhi: Ja ushqimet që nuk duhen futur në frigorifer dhe ato që nuk duhen ringrohur

Organizimi i ushqimeve në frigorifer mund të duket si diçka e thjeshtë, por sipas mjekes Eleni Panxhi, shumë prej nesh i ruajmë gabim produktet e përditshme. 

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo sqaroi se disa ushqime nuk duhet të futen në frigorifer, ndërsa disa të tjera nuk duhen ringrohur, pasi rrezikojnë të bëhen toksike.

Disa produkte humbasin vlerat ose dëmtohen më shpejt brenda frigoriferit siç janë qepa dhe hudhra, nuk duhen futur në frigorifer, sepse mbledhin lagështirë. Duhet të mbahen të mbështjella me letër dhe të ruhen në ambient të thatë. 

Banania dhe mollët, prishen më shpejt në frigorifer, është më mirë të qëndrojnë jashtë, ku qarkullon ajri.

Kërpudhat, pasi hapet qesja, duhet të konsumohen brenda tre ditësh; mbledhin lagështirë dhe myken shpejt. 

Domatet, mund të futen në frigorifer vetëm të mbështjella në qese, përndryshe humbin shijen dhe strukturën.

Majdanozi dhe spinaqi, duhen ruajtur me pak ujë ose pak të njoma, jo për një kohë të gjatë në frigorifer.

Buka, duhet të mbahet në sirtar, jo në frigorifer. Mund të vendoset në ngrirje, por humbet vlerat ushqyese.

Mjekja Panxhi thekson se ringrohja e disa ushqimeve mund të shkaktojë zhvillimin e baktereve të rrezikshme. 

Ushqime si orizi dhe makaronat, duhet të konsumohen menjëherë pasi gatuhen. 

Nëse ringrohen, mund të zhvillohet bacillus cereus, një bakter rezistent ndaj nxehtësisë, i cili dëmton mëlçinë, veshkat dhe zorrët, duke shkaktuar të vjella dhe diarre.

Byreku dhe ushqimet me bazë qumështi dhe veze, mund të ringrohen vetëm një herë. 

Nxjerrja dhe futja disa herë në frigorifer dhe ringrohja e përsëritur prish strukturën dhe rrit rrezikun për toksicitet.

Mishi dhe filetot e pulës, nëse shkrihen dhe ngrohen disa herë, dëmtohet struktura proteinike. Duhet ndarë në racione të vogla dhe të ngrihet në pjesë të ndara.

Kavanozët me salcë, vaji ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë, por duhet pasur kujdes me produktet që kanë afat të shkurtër përdorimi.

Lëngjet e frutave, për mua, është më mirë të konsumohen frutat të freskëta. Lëngu rrit menjëherë nivelin e sheqerit në gjak.

Ndërsa sa i takon ambalazhimit, ushqimet është më mirë të ruhen në kavanozë qelqi dhe jo në plastikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy