Reshje bore me intensitet në qarkun e Korçës, trashësia arrin në 50 cm

Reshje bore me intensitet në qarkun e Korçës, trashësia arrin në 50 cm

Qarku i Korçës po përballet me reshje intensive bore, trashësia e saj ka shkuar nga 25 deri në 50 cm. Përgjatë natës reshjet e borës kanë qenë me intensitet të lartë, shoqëruar dhe nga era e fortë. Mësohet se në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar 50 cm.

Ndërkohë temperaturat minimale gjatë natës kanë qenë shumë të ulëta, deri në – 6 gradw celsius, ndërsa aktualisht termometri shënon -2.

Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre autoritetet kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Raportohet se në aksin Korçë-Ersekë kanë punuar 5 borëpastruese, në aksin Korçe-Dardhë 3 borëpastruese dhe në aksin Korçe -Voskopojë 2.

Aktualisht po punohet për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës, ndërsa rrugët lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, janë hapur dhe kalohen me zinxhirë.

Sakaq, në majën e Mashkullorës bora ka arritur në mbi një metër trashësi dhe po punohet për hapjen e rrugës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy