Një anije kozmike e NASA-s do të përplaset qëllimisht me një asteroid po i afrohet objektivit të saj. Asteroidi nuk paraqet një kërcënim për planetin Tokë kanë thënë zyrtarët e NASA-s. Asteroidi do të jetë një objektiv i përsosur për të testuar ndikimin kinetik, që mund të jetë i nevojshëm nëse do të ndodhë që një asteroid të rrezikojë të godasë planetin tonë.
Ngjarja do të jetë demonstrimi i parë i agjencisë në shkallë të plotë i teknologjisë së devijimit që mund të mbrojë planetin. "Për herë të parë ndonjëherë, ne do të ndryshojmë në mënyrë të matshme orbitën e një trupi qiellor në univers," tha Robert Braun, kreu i Sektorit të Kërkimit Hapësinor të Laboratorit të Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins.
Kujtojmë që objektet më pranë Tokës janë asteroidet dhe kometat, që janë të vendosur në orbita me largësi 30 milionë milje nga Toka.



