"Ka ardhur koha për të hequr Unifil nga fortesat dhe zonat luftarake të Hezbollahut”, tha Benjamin Netanyahu në një deklaratë të regjistruar, në të cilën ai iu drejtua Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres
IDF ka kërkuar vazhdimisht dhe ka pasur refuzime të përsëritura. Të gjitha synojnë të ofrojnë një mburojë njerëzore për Hezbollahun.
Refuzimi juaj për të evakuuar ushtarët i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon jetën e tyre dhe të ushtarëve tanë. Na vjen keq për plagosjen e ushtarëve të Unifilit, bëjmë gjithçka për të parandaluar këto incidente.
Nga ana tjetër kryeministri izraelit tha këtë të diel se ushtria izraelite po shpërbën fortesat e Hamasit”në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.
“Ushtarët tanë të guximshëm janë në zemër të Jabalias, ku po shpërbëjnë bastionet e Hamasit”, tha Netanyahu.



