Kongresmeni republikan i New York-ut, George Santos u arrestua dhe është paditur zyrtarisht për 11 akuza, duke përfshirë mashtrimin, vjedhjen, pastrimin e parave dhe dhënien e deklaratave të rreme.
Santos u dorëzua herët në mëngjes në zyrat federale të Melville, Long Island. Ai aktualisht po mbahet në Central Islip në zyrat e FBI-së.
Santos do të paraqitet në gjykatën e Bruklinit në ditët në vijim.



