Kadrijaj: Kurti e ka detyrim të informojë deputetët për temat e takimit në Ohër. Nuk e dimë ende planin e zbatimit franko-gjerman! (VIDEO)

Kadrijaj: Kurti e ka detyrim të informojë deputetët për temat e takimit në Ohër. Nuk e dimë ende planin e zbatimit franko-gjerman! (VIDEO)

Teksa kanë mbetur edhe tre ditë para takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, zërat politike në Kosovë, janë skeptik për agjendën e takimit.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një komunikim me “MCN live” thotë se as që e kanë idenë se çfarë do të jetë fokusi i bisedimeve në Ohër.

Sipas saj, bazuar në rezolutën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti, para dhe pas çdo raundi të bisedimeve me Serbin, duhet të raportojë para deputetëve në Kuvend.

Është mirë që gjatë këtij procesi të jenë tejet transparent në raport me Kuvendin e Kosovës, pore dhe me vet popullatën e Kosovës.

Shpesh herë edhe ne nuk i dimë agjendat se çfarë do të diskutohet e cfarë jo, është mirë të bëhen publike sepse në Kuvendin e Kosovës është miratuar një rezolutë e cila e obligon z.Kurti ose kushdo që është në krye të qeverisjes, që para bisedimeve të raportoj në Kuvendin e Kosovës, poashtu edhe pas raundeve të bisedimeve.

Kurti e ka për obligim të formojë një konsensus në raport me ketë dhe me partitë opozitarë edhe me shoqërinë civile edhe partnerët ndërkombëtare dhe në fakt ne nuk e kemi idenë fare se çfarë do të ndodh më 18 mars në takimin e Ohrit.

Deputetja e AAK-së, Kadrijaj, thotë se teksa ndër pikat më të nxehta besohet të jetë ajo e Asociacionit, kryeministri Kurti do duhej poashtu të shpjegohen lidhur me planin e zbatimit të planit franko-gjerman.

Në këtë kuadër , ajo thotë që Kurti duhet të koncentrohet më shumë lidhur me këtë pikë në takimin e 18 marsit në mënyrë që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Përpos deklaratave që ka dhënë z.Kurti, në fakt e ka pranuar planin franko-gjerman si një opsion i mirë që mudn të ec përpara, por ne fakt ne nuk e dimë se cili është plani i zbatimit dhe se çfarë do të bëhet me këtë plan sepse edhe  ne kemi pikat e hezitim në këtë plan.

P.sh, çështja e Asociacionit të komave serbe dhe në këtë këtë sens ne kërkojmë që Kurti në raport me faktorin ndërkombëtar të sqaroj se asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, se do të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, dhe se nuk do të ketë një pushtet të tretë në Kosovë sepse nuk dëshirojmë që Kosova të bëhet një “bosnjëzim” dhe të ketë fatin e Bosnjës.

Ne këtë pika duhet të koncentrohet Kurti me ata që do të ketë në krah në dialog, të ketë sqarime të qarta dhe të respektohet dhe Kushtetua e Kosovës.

Poashtu Kurti duhet të sqaroj a do te kemi njohje nga pesë vendet që nuk e kane njohur ende Kosovën, a do të kemi pengesa në rrugën e integrimit evropian, a do të kemi pengesa për anëtarësim në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, sepse ka qenë një zotim nga të dy vendet që nuk do e pengojnë këtë rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy