“Porosia e natës” /Goditet grupi kriminal, furnizonin me drogë lokalet e Tiranës

“Porosia e natës” /Goditet grupi kriminal, furnizonin me drogë lokalet e Tiranës

Në kuadër të  operacionit të koduar “Porosia e natës” policia ka goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e tregëtimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Nga operacioni “Forca e Ligjit” kanë rënë në pranga 10 persona.

Drejtori i Policisë Tiranë, Kastriot Skënderaj, në një konference për mediat tha se kapëja e tyre u bë pas një hetimi 7 mujor me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas nën drejtimin dhe organizimin e shtetasit Shaqir Shtishi, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”. 

Nga finalizimi i këtij operacioni në pranga shtetasit: 

-Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“);

 - Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë; 

- Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve);

 - Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal. 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale përzierës për lëndën narkotike, doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, telefona celular,  3 automjete dhe  një sasi lekësh dhe eurosh. 

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit

- Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë; 

- Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë; 

- Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”); 

- Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë; 

- Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”).

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy