Serbia dhe Turqia nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

Serbia dhe Turqia nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar sot në Beograd 12 marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja serbe e Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç dhe ministri i Komunikacionit, Infrastrukturës dhe Detarisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Aslan, nënshkruan sot në Beograd deklaratën për bashkëpunim në sferën e komunikacionit dhe infrastrukturës mes Serbisë dhe Turqisë.

Mes dy vendeve u nënshkrua edhe Memorandumi për Mirëkuptim në sferën e urbanizmit. Deklaratën e përbashkët politike për themelimin e Këshillit të Lartë për Bashkëpunim mes Serbisë dhe Turqisë e nënshkruan presidentët e dy vendeve. Ndërkohë, revizionin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë e nënshkruan ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi dhe ministri i Tregtisë së Jashtme, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Ljajiç.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy