
Oksana Subashi, një ukrainase e cila erdhi në Shqipëri për punë, e gjeti veten të dashuruar dhe vendosi të krijonte një familje në Tiranë.
Me një shqipe të pastër, ajo ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe dashurisë në një intervistë për programin “Zgjohu me MCN”.
Oksana tregoi se kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, kishte vetëm dëshirën për të ndjekur profesionin e saj në fushën e biznesit të pasurive të patundshme (real estate), por dashuria e bëri që të qëndronte dhe të krijonte një jetë të re.
Kur erdha, isha e re dhe sapo kisha mbaruar universitetin në Ukrainë. Nuk e kisha menduar që do qëndroja për gjithmonë këtu, por tani shoh që jeta ime është këtu.
Në fillim u njoh me bashkëshortin tim, Yllin, dhe kjo lidhje ka filluar si një miqësi, për t’u shndërruar në dashuri. Fillimisht isha shumë serioze, erdha për punë dhe nuk mendova për dashuri, por ai ishte shumë këmbëngulës dhe më bëri për vete. Pas një viti, më rrëmbeu zemrën.
Në fillim, ajo kishte ardhur për të punuar dhe kishte pasur dyshime nëse do t’i përshtatej jetës në Shqipëri.
Kur erdha, nuk e kisha menduar që do qëndroja kaq gjatë.
Ukraina ishte një vend i madh dhe kishte shumë mundësi. Por këtu kam punuar fort dhe kam krijuar karrierën time.
Oksana gjithashtu tregon se në kohën kur Ukraina vazhdon të jetë në luftë, ajo mori prindërit dhe motrën për t'u transferuar në Tiranë.
Prindërit dhe motrën i kam marrë para një viti në Tiranë, kam vëllain atje kirurg punon në katër spitale dhe zoti e ka mbrojtur deri sot bashkë më familje. Kam dy nipër atje dhe nusja është në pritje të fëmijës së tretë, e kam gjysmën e zemrës atje.
Oksana thotë se ka bërë një ndryshim të madh në jetën e saj, duke humbur 35 kg në vitin e fundit.
Unë isha 100 kg, sot jam 64 kg. Kjo nuk ishte vetëm për tu dobësuar, por për shëndetin tim, pasi ishte shtatënia ime e tretë.
Kam pasur probleme me shtyllën kurrizore dhe mbipesha e bëri situatën më të vështirë.



