9 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës/ Rama: Gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

9 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës/ Rama: Gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota

Sot mbushen sot 9 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.

Kryeministri Edi Rama ndau në këtë ditë të shenjtërimit të saj, foto të Shën Terezës, për të cilën tha se ishte gruaja e shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota.

MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mire. 

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të  varfërve.
5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohej me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy