“Meta kryeministër”, Vasili porosit me sms ministrat dhe deputetët e LSI

“Meta kryeministër”, Vasili porosit me sms ministrat dhe deputetët e LSI

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u ka shpërndarë sot të gjithë ministrave dhe deputetëve të kësaj partie një direktivë, sipas të cilës duhet të heqin dorë nga deklaratat e tipit “Meta President” apo “Meta Kryeministër”, raporton "BW". 

Ky urdhër i ri, që ka dhënë sot numri dy i LSI-së vjen 24 orë pasi dy ministra të kësaj partie, Klajda Gjosha dhe Edmond Panariti e shprehën hapur në publik dëshirën e tyre që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit.

Vlen të theksohet gjithashtu se me anë të kësaj direktive, LSI duket se po kërkon të zbusë disi tonet brenda koalicionit qeverisës me PS-në dhe kryeministrin Rama, që thirrjet “Meta kryeministër” i kanë vlerësuar si provokim në prag të zgjedhjeve nga ana e aleatit të tyre kryesor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy