Turizmi malor, Polia: Vdekja e turistëve ngjarje përsëritur, duhet një skuadër e mirëfilltë me qendër në Alpe (VIDEO)

Turizmi malor, Polia: Vdekja e turistëve ngjarje përsëritur, duhet një skuadër e mirëfilltë me qendër në Alpe (VIDEO)

Eksperti i turizmit malor Pavlin Polia në një lidhje skype me MCN TV duke ju referuar ngjarje së rëndë në Valbonë ku dy turiste të huaja humbën jetën tha se është për të ardhur keq që raste të tilla po përsëriten çdo vit.

Ai tha se duhet një skuadër e mirëfilltë me qendër në Alpe dhe mbetet e rëndësishme që të kemi po këtu dhe një zyrë informacioni. Sipas tij, skuadra e shpëtimit që duhej të ishte aty ndodhet në Tiranë

Fatkeqësisht kjo është një ngjarje e përsëritshme dhe e kemi diskutuar mijëra herë se në alpe duhet të ketë një skuadër. Ideja është qafa e Valbonës e cila është mes Thethit dhe Luginës së Valbonës dhe kurthi është se shtegu zyrtar është i mbuluar me borë dhe shtegu alternativ është një shteg tjetër por që s’ka tabelë informuese për të, ka shumë tabela të tjera, por jo për këtë dhe prandaj e kemi diskutuar që duhet një skuadër e mirëfilltë me qendër në Alpe si në të gjithë botën. Ne e kemi në Tiranë këtë skuadër, por deri sa të vijë ajo gjëra të tilla ndodhin.

Ne banorë jemi shumë të gatshëm ju shpjegojmë sepse disa dinë me shpjeguar situatën dhe disa jo, prandaj mbetet me rëndësi një strukturë në Alpe. Ka male sa të duash në botë që s’të lënë ta ngjitësh, të pengojnë. Në këtë rast ne nuk ja dalim, është fatkeqësi që ato dy jetë të reja të përfundojnë në atë mënyrë. Zyrë ka në Theth, në Valbonë, por njerëzit në ato zyra janë në terren ne kemi dhe një skuadër të shpëtim kërkimit por ato gjenden në Tiranë, prandaj këmbëngul se duhet patjetër të jetë në Alpe. Kurthi është se turistet kanë ndjekur GPS dhe jo guidën e një shtegu alternativ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy