Këngëtarja 12-vjeçare Letisia Dyrmja është fituese e 15 çmimeve në muzikë, e cila spikat me zërin e saj.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se shtysën më të madhe e ka marrë nga e ëma dhe mësuesja e saj.
Ajo zbuloi se është pranuar në X Factor dhe tashmë po përgatitet për fazën e radhës.
Daja dhe gjyshja këndojnë. Unë jam vetëm tek qendra kulturore, nuk jam në privat, deri tani dua të ecë me këmbët e mia. Mua më pëlqen Adele nga të huajt, ndërsa nga shqiptarët Arilena Ara, Irma Libohova.
Ëndrra ime është që të bëhem një këngëtare shumë e madhe dhe të ngjitem në skena shumë të mëdha dhe nëse më jepet mundësia kur të rritem, të ndihmoj njerëzit në nevojë.
Prindërit i kam kudo mbas në çdo koncert. ndjehem shumë krenare për veten time që kam arritur deri këtu.
Më kanë bërë shumë komplimente të bukura. Alfred Kaçinari më ka thënë se kam për tu bërë një këngëtare shumë e madhe në të ardhmen dhe të vazhdoj kështu.
Në X Factor më kanë pranuar dhe tani po përgatitem për fazën e radhës. Më pëlqen muzika, fusha e artit dhe mendoj se do të vazhdoj në këtë drejtim.



