Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Kurani thotë se katastrofat njerëzore janë sprova (VIDEO)

Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Kurani thotë se katastrofat njerëzore janë sprova (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, nga i cili mori garancitë për ndërtimin e 500 banesave në të cilat do të strehohen të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas takimit me Erdogan, Rama mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për investimet publike e private.

Duke cituar Kuranin, Rama u kërkoi investitorëve turq ndihmë për përballimin e situatës pas tërmetit.

“Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Kam ardhur këtu t'iu falënderoi për 500 banesat e t'iu kërkoj të jeni pranë nesh.”

Rama tha se fatura e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti shkon përtej mundësisë që ka qeveria për të përballuar.

"Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se Zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falënderoj me zemër për durimin", tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy