PROFILI/ Avokati slloven që u zgjodh në krye të UEFA-s

PROFILI/ Avokati slloven që u zgjodh në krye të UEFA-s

 Fatjon Baze, TemA TV

Aleksander Çeferin është presidenti i ri i UEFA-s. Kandidati slloven arriti që të mposhtë rivalin e tij hollandezin Van Prag me një rezultat të thellë, ku nga 55 Federata që votuan, Çeferin arriti që të marrë 42 vota, ndërsa Van Prag vetëm 13-vota.

Ceferin zëvëndëson në këtë detyrë Mishel Plantinin.

Pasi arriti të zgjidhet në krye të presidencës  së UEFA-s, ai i falenderoi të gjithë për besimin që i dhanë.

"Faleminderit për mbështetjen tuaj fantastike, për mua kjo punë do të thotë shumë dhe është një nder i madh dhe përgjegjësi e madhe. Familja ime është shumë krenare, si dhe Sllovenia ime e bukur. Dhe unë shpresoj se një ditë edhe ju do të jeni krenar për mua " tha Çeferin pas zgjedhjes në krye të UEFA-s.

Por kush është Aleksandër Çeferin?

Profesioni i Aleksander Çeferin, presidentit të ri të UEFA-s, është avokat, duke u diplomuar për drejtësi në Universitetin e Lubjanës, dhe nisi ta ushtrojë këtë detyrë në një firmë ligjore familjare, duke treguar një interes të veçantë në përfaqësimin e atletëve profesionistë dhe klube sportive.

Në botën e futbollit ai i mori hapat e parë në vitin 2005, duke punuar për KMN SVEA Lesna Litija,  një nga ekipet më të rëndësishme të futbollit sllovene, duke bërë  dhe hyrjen e tij në ekzekutivin e avokatëve të Ljubljanës, trajnimit amator.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ai ishte në krye të menaxhimit të Ljubljana Olimpia, para se të zgjidhej president i Shoqatës së Futbollit të Sllovenisë, një pozicion i cili është konfirmuar në shkurt të viti 2015.  

Çeferin është i martuar dhe ka tre fëmijë. Gjithashtu, ai flet rrjedhshëm dy gjuhë, anglisht dhe italisht.

Në krye të UEFA-s një nga objektivat e tij është lufta kundër trukimeve të ndeshjve, si dhe ndryshimet e formulës së votimeve për vendet ku do të luhen finalet e Champions League dhe Europa League, organizimin e Kampionatit Europian dhe evenentet e tjera në Europë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy